“Diçka e ke bo ti se kot nuk të rreh ai”, Bes Kallaku për dhunën ndaj grave: Harrojmë që nesër radha mund t’i vijë motrës dhe vajzës tënde

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Bes Kallaku ka folur në lidhje me dhunën ndaj grave dhe në familje.

Sipas Kallakut, mospërkrahja e familjes, indiferenca e shoqërisë, shpesh herë na kanë çuar në viktima, ku më së shumti janë gra dhe krim në familje.

“Ne arrijmë të bëjmë edhe humor, hë se gruaja s’ka gjë. Është si veza, sa më shumë ta rrahësh, aq më e mirë bëhet. Në fakt ne e themi këtë gjë dhe harrojmë se nesër ajo veza, ose ajo radha mund t’i vijë motrës tënde dhe vajzës tënde nesër. Edhe mospërkrahja e familjes, indiferenca e shoqërisë, shpesh herë na kanë çuar në viktima, ku më së shumti janë gra dhe krim në familje.

Edhe ne vazhdojmë të themi, që filani vetëm kur pi është i dhunshëm. Po harrojmë, që ai filani edhe kur nuk pi të rreh se do t’i japësh lekë me shku me pi ai tjetri.

Edhe ky shtet çfarë bën? Jep urdhëra mbrojtjeje dhe nuk i zbaton ato. Sa herë ka ndodhur që dikush ka vajtur në polici për të denoncuar, qoftë grua apo fëmijë,polici i ka thënë: ‘Diçka e ke bo ti se kot nuk të rreh ai’,tha ndër të tjera Bes Kallaku.

Zjarr Tv Ad