Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Është shtyrë deri me datë 5 janar seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit pasi kanë munguar avokatët e Jaeld Çelës.
Tahiri mbërriti minuta më parë në Apelin e Posaçëm bashkë me avokatin e tij mbrojtës për gjykimin e dosjes së tij.
Dosja për Tahirin dhe ish-drejtorin e policisë është regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ish-ministri i brendshëm është akuzuar nga SPAK për trafik droge, por gjykata e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, më pas dosja e tij u rikthye sërish në apel për shqyrtim.