Nuk përmbahet Yuri Kim: SPAK janë kthyer në heronjtë e fëmijëve

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se besimi te SPAK dhe Reforma në Drejtësi është në rënie pikiatë. Edhe shifrat tregojnë se puna e SPAK nuk krahasohet askund me arritjet e strukturave anti-korrupsion gjatë qeverisjes së PD.

Por kjo nuk e pengoi ambasadoren amerikane, Yuri Kim, e cila tha me superlativa se SPAK është kthyer në tmerrin e kriminelëve dhe në heronj të fëmijëve.

“Dua të uroj SPAK për 2-vjetorin e themelimit, mendoj se në këto 2 vite kemi parë një veprim që ngrihet mbi një veprim tjetër, i gjithë vendi është mahnitur, SHBA do të falenderojë prokurorët e SPAK që po luftojnë kundër korrupsionit. Viti 2021 ka qenë me të vërtetë pikë kthese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe më shumë ndihmë është rrugës nga SHBA.

E themi shpesh, Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, kur të biem, do të ngrihemi sërish, pika kyçe është që të ecësh përpara, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët. SHBA janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me ju. Duhet të jemi krenar për faktin se tani jeni duke u bërë tmerri i kriminelëve, heronjtë e fëmijëve. Ju jeni shpresa e vendit, për këtë ju falenderoj, ju mbështes dhe ju nxis,” tha Kim.

Zjarr Tv Ad