Berisha liston 4 arsyet: Pse duhet të merrni pjesë në protestën sot, kundër ardhjes së Vuçiç

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka listuar 4 arsyet se përse duhet të marrin qytetarët pjesë në protestën që do të mbahet ditën e sotme në orën 16:00. Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Vuçiç ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia, teksa liston dhe 3 arsyet e tjera.

“1. Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon te ndjek politiken e shefit te tij!

2. Ballkani i Hapur është projekt qe e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi qe te konkretizohet!

3. Edi Rama po behet pjesë e këtyre agjendave dhe është bere nje kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se te behet vone.

4. Kosova ka akoma plage te hapura per te cilat Vucic eshte nga pergjegjesit kryesor. Pervec kesaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptareve te Kosoves ne lufte, andaj nuk eshte i denje qe te pritet ne Tirane e aq me pak qe te bashkepunohet me te”, shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad