Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë pas 25 prillit përmasat e krizës në vend janë bërë më të mëdha. Sipas tij vendi është zhytur në korrupsion dhe “trekëndëshi i Bermudës” dhe qeveria po zbrazin Shqipërinë, ndërsa po mbushen xhepat e oligarkëve.
Basha shtoi se fondet po derdhen “lumë” për check up që sipas Bashës burrat po I nxjerr shtatzënë, ndërsa gratë me prostatë.
“Kur mblidhesh në këtë sall dhe shikon rendin e ditës thua lum si ne, kur kalojnë ligje për mbrojtjen e fëmijëve thua lum ky popull. Kur shikon se cfarë ndodh në këtë vend, nga një grusht qeveritarësh, atëherë kupton se sa hipokrike, e pavlefshme është gjithcka që rrjedh përmes votimit të një pakice, nga mafia e plehrtave nga krimi i organizuar. Ata zbrazin Shqipërinë. Në vend ka krizë ekonomië, të krizës së shpresës, të fëmjëve që duan të largohen nga vendi.
Që prej 25 prillit, përmasat e krizës janë bërë më të rënda, oligarkia ekonomike është bërë njësh në trekëndësh. Trekëndëshi I Bermudës po bën gjithcka që ta zbrazë Shqipërinë dhe të realizojë planin e tyre te qartë, shndërrimin e vendit në çiflig të tyre. Në vendin e tyre paratë po derdhen lum për check up që nxjerr burrat shtatzënë dhe gratë me prostate”, tha ai.