Gazment Bardhi kundër vizitës së Vuçiç: Unë nuk jam polic trafiku as doganier që ta ndaloj ardhjen e tij në Shqipëri

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike , Gazment Bardhi ka u ka dhënë një mesazh demokratëve që të mos shfokusohen dhe të përfshihen në rrëmujë për protestën e thirrur kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç këtë të hënë në Tiranë.

I pyetur për “Open Ballkan”, Bardhi tha para gazetarëve se është kundër Ballaknit të hapur dhe kundër vizitës së Vuçiç, por u shpreh se nuk është polic apo doganier që të pengojë hyrjen e zyrtarëve të huaj në vendin tonë.

Bardhi: Media duhet të hetoje dhe të verifikojë, duhet që demokratët të mos shfokusohen. Vijimi i rrëmujës nuk i ndihmon demokratë, është në interes të një individi. Unë Jam kundër Ballkanit të Hapur, por nuk jam polic trafiku për të mos lejuar një individ apo zyrtar që të futet në territorin shqiptar. Për ne, e rëndësishme është kufiri territorial i Kosovës. unë nuk jam as doganier dhe as polic trafiku.

Zjarr Tv Ad