Ndryshojnë procedurat për kolaudimin e makinës, ja ku mund të bëni rezervimin e orarit

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor (DSHPTRR) Blendi Gonxhe ka njoftuar se do të ndryshohet procedura për rezervimin e orarit për kolaudimin e automjetit. Në një postim në Facebook Gonxhe shkruan se orari mund të rezervohet direkt online tek seksioni “Makina ime” në e-Albania. Më tej ai bën me dije se ky sistem do të eliminojë spekulimet dhe sekserët që sipas tij dikur abuzonin me radhën kur ky shërbim kryhej nga koncesionari.

Postimi i plotë  i Blendi Gonxhes:

Tjetër PUNË E MIRË! Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari!

Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë , normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”! Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit.

Zjarr Tv Ad