Të udhëhequr nga Sali Berisha, mijëra protestues nisen në drejtim të Kryeministrisë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra protestues të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha janë nisur nga selia e Partisë Demokratike në drejtim të Kryeministrisë.

Protesta e sotme zhvillohet kundër ardhjes së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri dhe kundër vjedhjes së qeverisë.

Janë mijëra qytetarë që i janë bahskuar thirrjes së Berishës për tubim, ndërkohë që ka edhe qindra shqiptarë të Kosovës që kanë ardhur për të protestuar kundër Vuçiç. Ndërkohë, policia ka marrë masa të shumta lidhur me këtë protestë e cila pritet të zgjasë rreth 1 orë. Para kryeministrisë janë vendosur kangjella metalike, si dhe është hequr instalacioni i kërpudhës para këtij institucioni.

Në prag të nisjes të kësaj proteste është bërë publike edhe lista e personave të cilët pritet të mbajnë fjalim para protestuesëve, duke filluar nga Aldo Bumçi e ish ministri Ylli Manjani dhe deri te Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad