Belind Këlliçi thirrje Ramës: Vuçiçin mbaje si mikun tënd, por mos e shit si mikun e shqiptarëve! Ne jemi pro amerikan

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi në fjalën e tij në protestën kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, tha se ndihet krenar që vetëm në 24 ore më një njoftim në rrjetet sociale, sheshi u mbush me protestues.

Këlliçi iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se Vuçiçin mund të mbajë si mikun e tij, por jo ta sjell këtu si mikun e shqiptarëve.

Kellici: Jam i lumtur që PD i është ritkthyer ADN-së, sheshit, protestës dhe Shqipërisë europiane. Nuk mundet të ketë shqipëri europianë me Ramën kryeministër. Jam krenar se në 24 orë ky shesh u mbush me mijëra shqiptarë. Edi Ramës  i bëj thirrje, Vuçiçin mund ta kesh mik por nuk mund t’ua sheshësh shqiptarëve si mik të Shqipërisë.

E vetmja masë që ke marrë është se ke hequr kërpudhën, por ne e kemi me rrënjën. Edi Rama hiq dorë nga largimi i rinisë jashtë vendit, për herë të parë e ke futur Shqipërinë në statistikat për emigrimin e shqipatërve nën 18 vjec.Ne jemi pro Procesit të Berlinit dhe kundër “Open Ballkan” që i hap rrugë influencës ruse në Ballkan. Ju jeni sot këtu se jeni pro perëmdimor dhe pro amerikan.

Zjarr Tv Ad