Berisha sfidon deputetët e Bashës: Hajde merrni dosjet e votimit në zonat tuaja, nëse jeni të lirë…

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ende qëndrojnë në krah të Bashës, të reflektojnë dhe të tregojnë besnikëri ndaj zgjedhësve të tyre.

Berisha tha se secili prej tyre të njihet me vendimin që kanë marrë anëtarët e zonës ku janë zgjedhur si deputet në Referendumin e datës 18 Dhjetor, dhe më pas të vendosë nëse do të shkelë qëndrimin e tyre. Berisha paralajmëroi Bashën që as mos të mendojë se nuk do të zbatojë vendimin e anëtarësisë për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Anëtarësia e PD-së është në këmbë dhe e vendosur që vendimi i marrë prej saj të zbatohet pa asnjë lloj hezitimi.  Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos imagjinojë dhe mendojë për një çast të vetëm, që ti kundërvihet vendimit të Referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit, në një forcë politike. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim.

Komisioni i përkohshëm do të bëjë detyrën e tij, edhe njëherë ftoj çdo deputet të PD-së që e ndjen veten deputet të kësja force politike, dhe jo deputet të Lulzim Bravës, ftoj çdo deputet që e ndjen veten njeri të lirë, të vijë dhe të marrë dosjen e votimit të dëgës nga e cila është zgjedhur deputet, dhe të marrë vendimet e duhura. 

Çdo akt në kundërshtim me këto vendime përbën një mungesë të plotë besnikërie politike ndajk atyre që kanë derdhur lumenj djerse të këtij apo asaj deputeteje.

Zjarr Tv Ad