Banorët e rrugës “Mbreti i Arbrit” në sektorin “Hekurudha”, janë mbledhur në shenjë proteste ditën e sotme para bashkisë së Durrësti, për të kërkuar komunikimin e munguar me pushtetin lokal dhe ndërhyrjen e mirëfilltë në rrugë.
Gjatë prononcimit për “Fax News”, banorët thonë se shtëpitë e tyre në Durrës përmbyten çdo vit, ndërsa autoritetet lokale sipas tyre po ndërtojnë rrugë sa për propagandë. Banori thotë se do të vijojnë protestën e tyre pasi rruga e re që kalon pranë shtëpisë së tyre po shtrohet me asfalt pa bërë kanalizime.
“Jemi mbledhur për të protestuar për rrugën e “Mbretit të Arbrit” në plazh është bërë jashtë sistemit cdo gjë. Këta kanë hedhur çakullin dhe pastaj do hedhin asfalt dhe do të përmbytemi më keq se më parë. Kemi 3 vite që bëjmë kërkesë në bashki për këtë punë dhe nuk na japin zgjidhje. Cdo gjë që kërkojnë të bëjnë këta është pa asnjë lloj sistemi, pa kanalizime, skano ku ikin ujërat, apo në shtëpitë tona? Aty do bëhet më keq pa kanalizimet, kam 150 vjet në këtë lagje nëse duan ta bëjnë ta bëjnë tamam me rrjet të mirë kanalizimesh për të shmangur përmbytjet. Aty kanë ardhur firmat hedhin çakullin pastaj asfalty duan të hedhin pa bërë kanalizime. Cdo vit unë përmbytem gjithmonë që bie shi. Ne kërkojmë që rruga të bëhet mirë, me kanalizime të rregullta, mirë që ujërat e zeza nuk i bëjnë dot, por edhe ujërat e shiut nuk kanë ku ti nxjerrin. Këta duan të hedhin vetëm asfalt sipër”, tha banori i zonës.
“E njëjta gjë ka ndodhur cdo vit përmbytje kemi pasur. Kemi paguar taksat sic i kërkon shteti, gjelbërim pastrim cdo gjë. Ne nuk e pranojmë që të tallen me ne. Shumica e banorëve të lagjes kanë biseduar me kryetaren e bashkisë dhe u është premtuar që do të bëhet sipas standardeve, kurse tani po e bëjnë vetëm për cakull dhe asfalt kot. Më mirë mos e bëjnë fare sesa ta bëjnë ashtu”, tha një banore e zonës.