“Sille këtu Edi Ramën, s’ka turp ai?”, fermerët në Roskovec të revoltuar: Kemi hedhur gjithë domaten në kanal, 6 milionë lekë humbje

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fermerët e fshatrave të Roskovecit janë të zhgënjyer në këtë sezon fundviti pasi prisnin të shisnin domaten dhe tashmë po e hedhin në kanal duke braktisur kështu dhe serat e drejt emigracionit përsëri. Ata bëjnë apel përmes Fax News që qeveria t’i ndihmojë pasi po shkojnë drejt falimentimit.

Ata janë kthyer nga emigracioni para pak vitesh dhe me këtë gjendje, shprehen se do të ikin sërish. Një pjesë e fermerëve i kanë serat me prodhim dhe nuk i kanë hapur fare për t’i shitur. Kërkopjnë ndihmë e zgjidhje ose përndryshe do kalojnë në depression ose vetflijim pasi kanë punuar një jetë për ato sera. Çdo fermer ka gati 6 milion humbje nga ky sezon.

Fermerët: “S’ka as treg as asgjë! Puna është kot, 20 vite më janë dashur për ato serat moderne si në Itali, unë nuk mbaj dot shpenzimet. Jeta është shumë e vështirë, po na ndihmoi shteti ndoshta ecim ndryshe kemi marrë fund.

-Pse janë mbushur kanalet me domatet?

Nuk u shit asnjë kokërr! Unë kam 4 vite që merrem me sera dhe punojmë si familje. 6 muaj punë na shkuan dëm. Nuk po e marrim vesh! Kemi 8 vite kështu, të gjithë si familje! Bjere këtu Edi Ramën, s’ka turp ai? Kemi frikë ta mbjellim prapë, ushqehemi dot me 50 mijë lekë që merr burri? Na ka rënë një krizë e madhe që nuk e merr dot me mend./faxnews

Zjarr Tv Ad