Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha duket se është “zgjuar” me vonëse sot. Pas mesdite, Basha është “zgjuar” nga “zhurma” e inceneratorëve, dhe është kujtuar të bëjë një reagim në rrjetet sociale.
Basha shkruan se bojkotimi i sotëm i Komisionit Hetimor për Inceneratorët, nga PS demaskon kokat e vërteta që sipas tij kërkojnë t’i fshihen drejtësisë.
“Bllokimi i Komisionit Hetimor për mafien e inceneratorëve nga Partia Socialiste, është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare. Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe përpjekjet e qeverisë më të korruptuar në rajon, për të penguar transparencën dhe hetimin parlamentar, nuk do ta ndalin misionin tim dhe të Partisë Demokratike në përballjen me armikun e mirëqenies së shqiptarëve.”-shkruan Basha.
Kujtojmë këtu se mbledhja e Komisionit Hetimor për inceneratorët pritej të zhvillohej sot në orën 12:00, por u bojkotua nga socialistët. Por, Basha mesa duket është zgjuar me vonesë, dhe reagimin e ka bërë pas orës 14:00.