Çfarë po ndodh me PD? Lubonja ngre alarmin: Po shkon drejt konflikteve dhe fizik

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analistët Fatos Lubonja ka folur mbi situatën në të cilën ndodhen demokratët, ndërsa iu përgjigjën pyetjes së; ku po shkojnë demokratët?! Sipas Lubonjës, shkelmimi i derës ishte minimumi që mund të bëhej në këtë rast, ndërsa kritikoi të dyja palët se mund të kishin gjetur një zgjidhje.

Deklarata e Lubonjës:

” Besoj se kemi kohë që po e diskutojmë dhe po e themi se ku po shkon PD. Kemi folur për përçarje, që po thellohet. Po shkon drejt konflikteve dhe fizike. Është dobësim i mëtejshëm i partisë. Nëse do një mendim tjetër se ku po shkon, po shkon drejt një partie apo dy partish autoritare. Kjo historia e selisë që tregoni ju, flet shumë. Jo vetëm dhuna, por dhe drunjtë kur futen, janë të dyja dhunë. Këtu në shkollë të mesme, e kanë si traditë që nxënësit e ‘pushtojnë’ shkollën, pasi është simbolikë se ajo është e tyre. Ata bëjnë kuvendet e tyre, dhe konsiderohet si pjesë e mësimit të demokracisë.

 Një seli e një partie që edhe Basha vetë pretendon se një pjesë e mirë e atyre që kanë shkuar me Berishën, janë me PD, t’ju mbyllet selia është problem. Duhet t’ju ishin gjetur të tjera forma. Shkelmimi i derës është minimumi që mund të bëhet. Po jetojmë në një regjim, që mund të rrëzohet me protesta. Nëse Basha konsiderohet si pjesë e regjimit, ky është diskutimi. Duhet të ketë edhe veprime të tilla. E pash që u theksua shumë nga ana e Bashës që ai që vuri shkelmin ishte trafikant. Problemi më i madh që kemi me krimin, është se ky është me policinë , me shtetin.

Që të mbijetojë krimi në atë vend, të pastrojë paratë, i duhet qeveria, policia. Kjo tregon se ku po shkon PD. në vend që të përqendrohen në problemet e mëdha që ka vendi, merrem me njëri tjetrin. Zgjidhjen na e kanë dhënë grekërit e lashtë. Ata e kanë krijuar demokracinë. E dini ju se cila ishte forma më e thjesht e shfaqjes së demokracisë. E shfaqnin duke u mbledhur te ajoi Agora. Skllevërit nuk votonin dhe gratë. Por ata që votoni ndaheshin në pjesë. Shkonin të gjithë se e kishin me detyrim

 Ngrinin duart dhe tregonin nëse ishin pro apo kundër dhe mbaronte historia. Këtë gjë duhet të kishin bërë këta zotërinj, të mblidheshin dhe të merreshin vesh. Të mblidheshin në një stadium dhe të ndaheshin në dy tribuna. Me njerëz që duan të punojnë me prapaskena dhe gojët e forta që i kemi trashëguar, do të vijmë te konflikti. Kur shkon te ‘kush është më i fort’ del një problem tjetër. Më i forti në këtë kuptim është Basha. Ai mund t’i mbajë ato zyra, me mbështetjen e Ramës, me gjykatat. Por partinë e ka ai tjetri.”-shprehet Lubonja.

Zjarr Tv Ad