Do vendoste për Statutin e Bashës dhe të Berishës por dha dorëheqje, gjyqtari Zhukri: Kam konflikt interesi për çështjen, gruaja ime ka punuar për Berishën

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri, katër ditë më parë u tërheq nga vendimi për të gjykuar ndryshimet statutore në Partinë Demorkatike. Ai ishte caktuar për të marrë një vendim në lidhje me ndryshimet e miratuara në Kuvendin e datës 11 dhjetor, të thirrur nga Sali Berisha.

Mirëpo gjykata dje njoftoi se kërkesa e Zhukrit për të hequr dorë nga çështja nuk është pranuar. Zhukri është shprehur se ka kërkuar të heqë dorë nga çështja pasi ka konfikt interesi. Ai ka shpjeguar se më parë bashkëshortja e tij ka punuar për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjyqtari madje ka shpjehuar se edhe në 2018 kishte bërë të njëjtën gjë duke dhënë dorëheqjes nga çështja Rama-Berisha.

Zjarr Tv Ad