Skandali me të dhënat personale/ Bushati: Shteti i Ramës, me brekë nëpër këmbë!

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Andi Bushati, i ftuar në Euronews Albania, ka komentuar skandalin me rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve, ku janë ekspozuar në mënyrë kriminale pagat dhe vendet e punës për mbi 600 mijë vetë.

Bushati tha se kjo tregon që shteti shqiptar ka rënë dhe se të dhënat janë përdorur për zgjedhjet e 25 prillit.

Analisti tha se kjo skemë është mundësuar jo vetëm nga qeveria por edhe nga kapja e SPAK dhe heshtja e ambasadorëve dhe lëvdata e tyre për drejtësinë. Sipas Bushatit, e gjitha kjo është në funksion të mbajtjes së Edi Ramës në pushtet.

“Shteti i Edi Ramës me brekë nëpër këmbë. Në provën e parë ndodhin gjëra të tilla që nuk kanë ndodhur as kur ka rënë komunizmi dhe as në 97′. Nuk kemi patur derdhje të dhënash të tilla. Kjo është një rrjedhje të dhënash me frymëzim politik.

Nuk është një aksident, është krim i paramenduar që fillon në janar, kur u mblodhën dhe të dhënat për patronazhistët për ta kthyer qyetatarin shqiptar si mish për top, që Rama të mbante pushtetin. Me këto të dhëna njerëzit janë joshur dhe kërcënuar.

Po të mos ishin Soreca dhe Yuri Kim, që e shohin me sytë e tyre që patronazhistët nuk hetohen dhe thonë që këta të SPAK-ut janë heronjtë e fëmijëve tuaj, këtu kemi një trekëndësh kriminal, qeveri, SPAK, ambasadorë, të cilët për të mbajtur Ramën në pushtet janë të angazhuar për të përdhosur çdo qytetar shqiptar.

Ne kemi një karabush, që na hiqet si lider global, por është vetëm një hajdut lokal.

Banditët e kshin këtë listë, qytetarët nuk e kishin. Tani qytetari e di që është i kërcënuar nga banditi. Është përdorur nga banditët e PS për të marrë vota”, tha ndër të tjera Bushati.

Zjarr Tv Ad