“Fute dorë në xhep dhe jep sa të mundesh për të varfërit”, imzot George Frendo uron besimtarët për Krishtlindje

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Imzot George Frendo uron të gjithë besimtarët për Krishtlindje. Ai ka thënë se gëzimi duhet ndahet me të tjerët, ndaj kërkon nga kushdo që të japë sa para të mundet për të varfërit. Frendo kërkoi që dora e ndihmës të shtrihet dhe nga politikanët.

“Gëzuar Krishtlinjden! Nuk kemi të drejtë ta mbajmë gëzimin vetëm për vete. Duhet ta ndajmë me të tjerët. Fute dorën në xhep, nxjerr lekë sa të mundesh, jepua të varfërve dhe ata kanë të drejtë për pak gëzim. Në këtë mënyrë të siguroj se do të bëhesh më i pasur, se sa ke qenë më parë, sepse ke fituar një thesar në qiell.

A mund të mendoni se në këtë moment ka një person në nevojë të veçantë që mund të ndash gëzimin me të? A mund të bëhesh për të postier, apo postiere gëzimi, duke i dhuruar buzëqeshjen tënde, dashurinë tëndë, edhe ndoshta ndonjë dhuratë të vogël.

A ka afër shtëpisë tënde një plak, ose një çift pleqësh që banojnë vetëm, dhe nuk kanë pasur asnjë njeri për t’i uruar Krishtlindjen? Këtë duhet ta bëjmë dhe ne por edhe politikanët që kanë në dorë fatin e vendit tonë. Përzemërsisht juve dhe familjeve tuaj, ju uroj gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!”, është urimi i imzot George Frendo.

Zjarr Tv Ad