Skandali i publikimit të pagave, Adriatik Lapaj del me paralajmërimin e fortë

0
587
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar për skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve. Lapaj shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se ky skandal po nxit konfliktin brenda familjes dhe po nxit krijimin e një bote të mbushur me urrejtje dhe mosbesim.

Postimi i plotë:

“Devide et impera. (Përça dhe sundo)

Referuar pagave të publikuara, politika del e bardhë si dëbora…rrogat standarde shtetërore. E heq nga vetja barrën duke e zhvendosur konfliktin social mes privatëve. Përçaje sa më shumë shoqërinë. Bëje që dhe brenda familjes të ketë konflikt. Mbilli mosbesimin. Bëji të gjithë të urrejnë të gjithë. Në një botë me urrejtje dhe mosbesim, fitojnë ata që kanë mjetet e pushtetit. Urrehuni dhe nënshtrohuni.”-shkruan Lapaj.

Zjarr Tv Ad