Ngjela: Berisha nuk po largon me forcë Bashën nga frika e arrestimit

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se ajo që po mban Berishën larg marrjes së PD është frika e arrestimit. Në një intervistë televizive, ai ka folur lidhur me situatën aktuale brenda Partisë Demokratike, duke zbuluar se sipas tij, ish-kryeministri Berisha nuk po e merr partinë pasi po e bën këtë për interesa personale, pasi Basha ka mbështetjen e SHBA-ve.

“Gjendja brenda PD nuk është normale, por do themi se kush e ka fajin. Në çdo akt që mund të jetë edhe trazues duhet të gjejmë shkakun. Shkaku është Saliu, pse ta zgjasim. Çfarë ka ndodhur? Uashingtoni e nxori “non grata”. Të paktën Basha tha se më nxorën fakte. Cila është arsyeja që Saliu të bëjë revolucion? Ai kërkon që të destabilizojnë shoqërinë dhe më pas të shpëtojë. Por nuk shpëton dot. Unë di që Bashën e përkrah Uashingtoni”, tha ai.

Ngjela foli edhe për protestën e Berishës pak ditë më parë. Ai u shpreh, se protesta ishte dështim. Sipas tij, njerëzit nuk e mbështetën Berishën për të djegur vendin.

“Protesta e Berishës dështoi. Opinioni publik dhe qytetarët nuk e përkrahën. Protesta dështoi, sepse nuk mund të ndalojë dot ai marrëveshjet me fqinjët. U nis edhe për të hyrë në selinë e PD dhe nuk hyri. Pse nuk hyri. Saliu nuk ka targër ligjor e ka çuar në gjykatë dhe nuk ka marr asnjë përgjigje dhe nuk ka për të marr”, tha ai.

Ngjela u shpreh, se sa i përket kryeministrit Edi Rama, ai ishte i shqetësuar nëse PD do të kishte mbështetjen e Uashingtonit. Sipas tij, kjo do të thoshte se së shpejti do të vinin në pushtet.

“Rama është më i shqetësuari këtu sepse nëse PD shkon në Uashington do dalin fitimtarë. Basha mua më dukej mediokër, por qëkur bëri atë veprim, edhe elokuencën e ka ndryshe. Aktualisht ky është më i forti sepse e mbështet Uashingtoni. E pe që Berisha thirri një protestë nacionaliste? Pse nuk i vajti njeri? Unë isha në bulevard dhe nuk kishte njerëz”, tha ai.

Zjarr Tv Ad