Kryeministri Rama ka një pyetje në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të mbi 637 mijë shqiptarëve. Rama hedh dyshime mbi qëllimin se pse u publikuan pikërisht në këtë moment.
Deklarata e Ramës:
“Hetimi shpresoj të jetë i atillë që të japë mesazhin e qartë që nuk ia kalon dot lehtë. Pastaj gjendet apo jo autori është çështje e hetimit, ne do të japim mbështetjen. Çdo inspektor që ka akses për sistemin e pagave duhet të merret në hetim. Po ashtu edhe njerëzit që bëjnë kërcënime nga Kuvendet, por edhe nga mexheliset mediatike. Falenderoj mediat që e kanë komentuar këtë, por nuk kanë nxjerrë të dhëna. Po kështu që nuk e kanë bërë këtë krim në portalet e tyre. Ata që janë shmangur nga mosekspozimi në media dhe kanë përdorur ËhatsApp e kanë marrë parasysh këtë gjë është fakt interesant.
Ka një element tjetër është se kjo bazë ka dalë në një TikTok para shumë muajsh por është përdorur tani. Pse? Pse zëdhënës të non gratave paralajmërojnë të tjera? Kjo është dorë në kërkim të konfuzionit dhe në sensin e pasigurisë publike. Këtu dua të përsëris që nuk ka asnjë mundësi tjetër që të forcojmë revolucionin dixhital”, tha Rama.