Plas skandali tjetër! Publikohen numrat e telefonit të 900 mijë qytetarëve shqiptarë

0
719
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skandalet me publikimin e të dhënave të shqiptarëve nuk kanë fund! Ditën e sotme po qarkullon një tjetër databazë e cila tregon numrat e telefonit të 900 mijë qytetarëve.

Ky skandal vjen vetëm një ditë pasi u publikua skandali me databën e të dhënave të mbi 600 mijë shqiptarëve, të cilëve iu bë publike rroga e tyre pa dhënë pëlqimin për publikim vetë qytetarët, duke cënuar kështu të dhënat personale.

Në fakt skandali mori përmasa më të mëdha, teksa rezultoi se nga janari 2021 në prill 2021, 60 mijë qytetarë më shumë u punësuan në administratën shtetërore, duke konfirmuar në këtë mënyrë punësimet me qëllime elektorale.

Ditën e sotme, numrat e telefonit të 900 mije qytetarëve janë bërë publikë gjithashtu. Për momentin, kjo listë po qarkullon në ËhatsApp, siç edhe ndodhi me dy të parat.

Rikujtojmë se skandali me të dhënat e qytetarëve shqiptarë u bë publik për herë të parë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku të dhënat e mbi 900 mijë shqiptarëve rezultuan të ishin përdorur nga PS për qëllime politike. Ky skandal u ‘pagëzua’ me emrin skandali i Patronazhistëve.

Zjarr Tv Ad