“Debili i dytë nga e njëjta shtëpi”, Braçe ironizon deklaratat e PD për nxjerrjen e të dhënave: Nuk ka lidhje me zgjedhjet e shkuara!

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për nxjerrjen e të dhënave sensitive të 630 mijë qytetarëve shqiptarë. Në një postim në Twitter Braçe ironizon deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili tha më herët se ka dalë një VKM që e bën AKSHI-n shoqëri anonime. Ai shkruan më tej se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet e shkuara.

“Hahahahaha ooo zot! Debili i dyte nga e njejta shtepi: E gjitha ka lidhje ne administrimin zgjedhor; KA DALE NJE VKM QE E BEN AKSHI-ne SHOQERI ANONIME; Ky eshte skandal i telekomanduar qe AKSHI-ne ta marre nje privat! Pra, nuk ka lidhje me zgjedhjet e shkuara por ato qe vine!” shkruan Braçe.

Lidhur me skandalin e të dhënave të 630 mijë qytetarëve, kreu i PD, Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediet se kryeministri Edi Rama duhej të jepte dorëheqjen dhe jo të kërkonte ndjesë sa për të kaluar radhën.

Zjarr Tv Ad