Skandali me publikimin e rrogave, flet Erlis Çela: Shteti tradhëtoi qytetarët, sot të jepte dorëheqjen e gjithë qeveria

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Erlis Çela ka qenë i ftuar këtë të enjte në studion e Fax News për të folur për skandalin me publikimin e të dhënave të mbi 630 mijë qytetarëve shqiptarë, të cilëve i janë publikuar rrogat dhe pozicioni i punës pa dijeninë e tyre. Erlis Çela dënon ashpër këtë skandal duke bërë fajtor shtetin shqiptar, që sipas tij ka dhunuar informacionet e qytetarëve dhe duhet që të jepte dorëheqjen e gjithe qeveria.

Në analizën e tij, Erliz Çela thotë se pikënisja e skandalit lidhet me Patronazhistët, për të cilët drejtësia nuk kreu hetimin e duhur dhe qeveria nga ana tjetër me arrogancë mburrej me këtë skandal.

Flet Erlis Çela

Sot qytetarët shqiptarë janë dhunuar në informacionet e tyre më personale. Janë tradhëtuar nga një shtet, nga qeveria e tyre që ka për detyrë të ruajë këto të dhëna. Të gjithë e dimë që të dhënat tona përdoren ne zyrat e shtetit por kemi marrëveshje që këto të dhëna duhet të ruhen. Më e pakta sot ndihmei të tradhëtuar. Qarkullon lista pa asnjë kriter. Janë përballë rreziku shumë të madh që të dhënat e tyre mund të përdoren, mund të kryhen krime, mund të shantazhohen. Mund të krijohet krizë shumë e madhe sociale brenda familjes, shoqerisë, ambientit të punës. Në një vend normal, sot duhet të ishte larguar e gjithë qeveria. Më së paktu ministrat dhe personat titullarë të institucioneve ku kanë dalë këto të dhëna.

Ne po ekspozohemi skandal pas skandali. Po krijojmë imunitet ndaj skandaleve, dhe kjo e vret nervin e reagimit të opinionit publik. Kjo e rrjedhjes së pagave është pasojë e një skandali të mëparshëm që nuk u mor seriozisht nga organet hetimore dhe e kam fjalën për patronazhistët. Nëse do kishim një hetim serioz, qeveria nuk do ishte shfaqur aq arrogante, aq më tepër duke u treguar krenare për patronazhistët. Duke krijuar qartazi se keto të dhëna janë mbledhur derë më derë duke kontaktuar qytetarët. Ky është i njëjti material i gjeneruar për të pasur në dorë të dhëna të ndjeshme te qytetarëve që të shantazhoheshin dhe të orinetoheshin për mënyrën si të votonin.

Shpresoj shumë që të ketë reagim ndryshe. Me publikimet e fundit situata ka marrë përmasa të mëdha. Efekti i saj bë shoqeri dhe tregun e punës do jene shumë afatgjate. Janë kthyer përmbys çdo rregull, çdo mënyrë funksionimi. Aty dukshem del qartë si është abuzuar me punësimin ne shtet. Dolën shifrat e muajit prill. Mijëra njerëz janë punësuar në zyrat e shtetit nga janari në prill për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Kjo tregon abuzumin në zyrat e shtetit, kjo tregon se sa të paskrupullt janë aferat që bëhen në një shtet, që ka për detyrë t’i shërbejë qytetarëve. Shpresoj që drejtësia t’i shkojë deri në fund. Nuk mund të kalohet më pa u hetuar.

Zjarr Tv Ad