Skandali me nxjerrjen e pagave, Malaj: Rama nuk mund të justifikohet, qeveria të bëjë transparencë për nivelin e rrogave!

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka reaguar për skandalin e pagave të 630 mijë qytetarëve. Ai u shpreh në një lidhje “Skype” me “News24” se kjo nuk mund të justifikohet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

“Si për patronazhistët dhe për këtë rrjedhje besoj se kryeministri nuk mund ta justifikojë gjendjen. Tani kudo shishet se është rritur pakënaqësia ndaj qeverive. Sot ka ekspertët të jashtëzakonshëm në teknologji që në shumë vende të botës përdorin të dhënë që tregojnë pjesë shqetësuese. Impakti më negativ është humbja e besimit të qytetarëve tek shteti. Janë paguar miliona nga BE. Theksoj se Lufta e tretë botërore do të jetë luftë kibernetike, ne jemi avantazh që jemi anëtar i NATO-s dhe ka ekspertët më të mirë. Në këtë aspekt  unë mendoj që dalja e të dyja të dhënave po ushqen pakënaqësinë që kanë qytetarët ndaj qeverive dhe duhet parë me shumë përgjegjshmëri. Nuk ka nevojë për akuza dhe kundër akuza, qeveria duhet të kërkojë ekspertizë. Unë e kam mbështetur konceptin e qeverisjes elektronike. Por qeveria është paralajmëruar që ka edhe risk”, u shpreh Malaj.

Duke iu referuar deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, Malaj tha se kjo çështje ka nevojë për hetime të thelluara dhe se opozita duhet ta strukturojë atë që kërkon. Ai shtoi më tej se qeveria duhet të bëjë transparencë për nivelin e pagave.

“Ka nevojë për hetime të thelluara. Kam shqetësim se lidh të dyja rastet bashkë. Lidhet me rastin e patronazhistëve. Nëse kryeministri i një vendi thotë unë e kam një ide , por do t’ja them prokurorisë, ky nuk është komunikimi i duhur. Problemi qëndron tek një ekspertizë e thelluar. Unë dyshoj se ne po shkojmë në një ambient shoqëror që po bëhet edhe më keq. Nuk është puna vetëm tek dorëheqja…Ne paguajmë një kosto kur qeveria nuk arrin të mbrojë dot të dhënat e qytetarëve. Kjo që ka ndodhur ka edhe një element tjetër , duhet bërë studim i mirëfilltë, pasi është rritur hapësira midis pagave maksimale dhe minimale,. po ashtu si janë pagat midis meshkujve dhe femrave, sa keqtrajtohen punonjësit direkt apo indirekt dhe të gjitha këto bëjnë që qeverisja të bëhet më transparente.

Qeveria të bëjë transparencë për nivelin e pagave. Pavarësisht nga debati që do bëjnë partitë politikë, unë them që përgjegjësia e parë të jetë në nivel administrativ. Ku Nuk duhet të varet nga humori i ministrit apo as nga presioni. Edhe tërmeti që inauguroi sot kryeministri ka projekte të mëdha edhe pa garë. Ne sot jemi një vend i goditur nga babëzia”, tha Arben Malaj.

Zjarr Tv Ad