SKANDALI ME PAGAT/ Ekspertët për VOA: Asgjë nuk i ndalon më grupet kriminale t’i keqpërdorin të dhënat e qytetarëve

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Shqipëri, prokuroria nisi hetime mbi publikimin e të dhënave personale dhe pagave të mbi 690 mijë punonjësve përmes rrjeteve sociale nga burime ende të paidentifikuar.

Studiues të pavarur e cilësuan publikimin e informacioneve financiare të gjithë punonjësve të Shqipërisë si një dëshmi e seriozitetit të pakët, me të cilën autoritetet trajtojnë këtë temë kaq të ndjeshme.

Hetimet e nisura sot nga prokuroria e kryeqytetit bazohen në akuzat për shpërdorim detyre, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike dhe në sistemet kompjuterike nga persona ende të panjohur.

Prokuroria urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit të dorëzojë të dhënat e veta kompjuterike, ndërsa hetuesit kanë shkuar po ashtu në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për të zbuluar autorët e këtij skandali me të dhënat e shtetasve.

“Thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë, duke kërkuar që të përgjigjen të gjithë pa përjashtim të gjithë inspektorët e tatimeve, që kanë akses në sistemin e pagave për shkak të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që mund të jenë larguar ndërkohë nga ky sistem” – theksoi zoti Rama.

Materiali përmbajnë të dhëna personale si numrin e kartës së identitetit, numrin e identifikimit të shoqërisë ku janë punësuar ata, përfshirë dhe pozicionin e punës./VOA

Zjarr Tv Ad