Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka përfunduar pas rreth 1 orë e 30 minuta mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u morën disa vendime të rëndësishme.
Në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit zgjodhën kryetarin e tyre të ri, e cila është Arta Sakja, që zëvendësoi në këtë post të shkarkuarin Edi Paloka.
Gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Kryesisë, të cilët janë: Agron Kapllanaj, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Helidon Bushati, Xhelal Mziu.
Ndërkohë, u zëvendësuan edhe Sekretarët e shkarkuar dhe u zgjodhën emrat e rinj:
Kreshnik Çollaku – Sekretar për Emigracionin
Flamur Hoxha – Sekretar Organizativ
Indrit Sefa – Sekretar për Ligjet dhe Zgjedhjet
Roland Bejko – Sekretar për Pushtetin Vendor