Skandali i pagave, paralajmëron gazetari: Do dalin të tjera databaza, të lidhura me…

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Armand Shkullaku ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikohen databaza të tjera me të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë.

Ai tha në emisionin “Opinion” se të dhënat e tjera do të kenë të bëjnë me hipotekën dhe legalizimet.

“Të gjitha të dhënat e qytetarëve shëqiptarë kishin dhe nga një koment poshtë, ky ka votuar për këtë dhe ky për atë.

Aty kishte, nuk e nxorëm se nuk e verifikuam dot, se sa vbeta marrin kemp, sa persona marrin ndihmë sociale, sa veta kanë aplikuar për legalizim se aplikohet në e-Albania dhe marrin këta patronazhistët dhe thotë që ai ka aplikuar për legalizim. Këto të dhëna me lehtësinë e partisë-shtet këto të dhëna kanë dalë.

Tani do dalin dhe të tjera, që tek hipotekë dhe legalizimet. A ndodh në një vend normal të dalin këto gjëra”, tha Shkullaku.

Zjarr Tv Ad