Afera e incineratorëve, Kryemadhi paralajmëron fakte të reja: Ka evazion fiscal

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ftuar në emisionin ‘Cim Peka Live’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi aferën e inceneratorëve, një aferë e denoncuar nga vetë ajo. Teksa tha se SPAK-u për këtë aferë është në provë ajo paralajmëroi publikimin e fakteve të tjera jo vetëm nga institucionet dhe zyrtarët e shtetit por dhe evazionin fiskal që kompani të ndryshme kanë bërë duke përdorur inceneratorët.

‘Vetë situata politike qoftë më arrestimin e zotit Koka do të vendosë në një provë vetë institucionin e SPAK-ut nëse do të qëndrojë deri këtu ku është dhe ka qenë thjesht për efekt të situatës politike në të cilën gjendet vendi apo do të vazhdojë më tej.

Sepse e gjithë dosja inceneratorëve, ne akoma nuk kemi bërë prezent evazionin fiskal. Deri tashmë ne kemi bërë prezent në opinionin publik shkeljet ligjore që kanë ndodhur nëpërmjet firmave e vulave të shtetit shqiptar.

Ju po thoni për LSI dosjen tuaj?

Po po, për dosjen tonë sepse ne jemi disa grupe pune që po punojmë për shumë gjëra sepse skema e inceneratorëve nuk është thjesht vetëm inceneratorët. Skema e inceneratorëve është shumë më shumë.

Jeni marrë ju në pyetje nga SPAK?

Ne nuk jemi marrë në pyetje nga SPAK sepse padia ka qenë shumë e qartë dhe dorëzimi dokumenteve.

Po pse SPAK duhet t’i kërkojë këto të dhëna tek një parti politike dhe jo tek institucionet?

Sepse në dijeninë time ka pasur ndërhyrje për fshehjen e dokumentacioneve, të dosjeve dhe shumë gjërave të tjera. Dashje pa dashje, çdo gjë lë gjurmë njerëzit sado të mundohen të ndryshojnë rrjedhjen e ngjarjeve apo dosjeve gjurma është diku’.

Zjarr Tv Ad