Nisma e re/ Rama ia lë përgjegjësinë shqiptarëve: A duhet të ndahemi nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në BE? Në dilemë edhe “Ballkani i Hapur”

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prag të vitit të ri, qeveria ka vendosur të startojë një nismë të re. Nisma parashikon një pyetësor që do i dërgohet çdo shqiptari për zhvilluar një kuvendim popullor për mendimin mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

Rama tha se do të pyeten shqiptarët nëse Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin integrues në Bashkimin Europian, gjithashtu edhe për Ballkanin e Hapur. “Vetoja për Maqedoninë veriut nga një shtet i tretë ka gjithmonë një debat që nuk është jashtë vet mendjes së qeverisë dhe besoj që është nju burim i rëndësishëm për të vendosur për më tej nga ana e qeverisë.

Disa thonë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia që vendi ynë të vlerësohet për meritat e tij në mënyrë individuale, ndërsa ka të tjerë që në duhet të presim në formim e ruajtjes së kohezionit dhe marrëdhënies së vecantë që kemi me Maqedonin ë Veriut. Sot jemi 6 mujotin që do të ketë një rëndësi të vecantë, ne pyesim shqiptarët a duhet të vendosemi ne në pozitë për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut ku edhe 6 mujori i parë i vitit të ri do të jetë njësoj sic ka qenë dhe ne do të mbetemi peng i këtij konflikti.

Nisma Ballkani i Hapur ne do ti pyesim të gjithë shqiptarët për të marrë opinionin e tyre. Ne kemi hedhur një hap për nënat me ndihmë ekonomike me 3 fëmijë dhe më shumë, po a jemi të gatrshëm ne që të adresojmë cështjen e mbrojtjes së nënave”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad