Nis fluksi në klufi, emigrantët po kthehen për festa

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vigjilja e Krishtlindjes, po rikthen emigrantët për të festuar me familjet në Shqipëri. E premtja shënoi rritjen e lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës në hyrje nga Greqia

Gjatë 24 orëve të fundit më tepër se 4000 udhëtarë janë futur nga pika e Kapshticës, ndërkohë që në Qafë Thanë situata mbetet më normale pasi nuk ka më tepër se 2000 persona.

Një pjesë po rikthehen pas një periudhe të gjatë kufizimesh për shkak të pandemisë së Koronavirusit. “Kam 1 vit dhe po vij sepse kam familjen në këtu në Shqipëri. Fluksi  në hyrje edhe pse më i larti në dy vitet e fundit, nuk ka rikthyer radhët siç ndodhte në këtë kohë të vitit para pandemisë.

“Shumë mirë kaluam nga ana greke dhe shqiptare.” Ndërsa lëvizja në dalje mbetet e ulët për shkak të vendimit të autoriteteve greke për të bërë testin anti kovid të detyrueshëm, pavarësisht vaksinimit.  Fluks udhëtarësh po shënohet edhe nga porti i Durrësit, nga ku në javën e fundit kanë hyrë 10.548 persona.

Zjarr Tv Ad