Kurti refuzon “Open Ballkan”: I bashkohemi nismës nëse Serbia ndryshon qëndrim

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova nuk do t’i bashkohet  “Ballkanit të Hapur” nëse Serbia nuk do të ndryshojë qëndrim. Kështu u shpreh  kryeministri, Albin Kurti, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Ballkani i hapur do te ishte i tille nese serbia do te ishte e hapur ndaj kosovës, pasi nuk i njeh as kartat e identitetit si dhe simbbolet tona.Nisma nuk ka për të funksionuar nëse serbia nuk ndryshon .Jam i bindur qe mbeshtetja e be per Ballkanin e Hapur lidhet me shume se ata nuk duan ta kundrershtojne  por nuk eshte se marrin pjese ne projekte drejperdrejt. Vetem nje vend e ka mbeshtetjen e presidences edhe kryeministrise. Ajo eshte Serbia.”

Kreu i qeverisë së Kosovës u ndal edhe te marrëdheniet e Prishtinës me Tiranën , duke i cilësuar si më të mirat gjatë viteve të fundit. “Marrëdheniet me Shqiperine dhe Kosoven jane me te mira që prej periudhen pasluftës. Mosmarreveshje ka edhe brenda parti , por marredheniet tona jane shume te mira.”

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, sipas Kurtit, duhet të përfundojë me njohjen reciproke. “Ne patem dy takime ne Bruksel edhe patem nje marreveshje, ajo e reciprocitetit te targave. Njohja reciproke eshte synimi.”

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet në fund të mandatit e tij.

Zjarr Tv Ad