Spartak Ngjela befason me atë që thotë për Edi Ramën: Kisha besimin se ky do të ishte ndryshe nga të tjerët

0
625
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spartak Ngjela, ka mbajtur sot një qëndrim mjaft të ashpër në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të qytetarëve. Ndër të tjera, Ngjela theksoi për kryeministrin Rama se “Kisha përshtypjen se ky do të ishte diçka ndryshe në konceptin e përgjegjësisë, por edhe ky qenka në rrjedhën e Lanës”.

Më tej, ai hoqi paralelizmin se Shqipëria është akoma në sistemin otoman, ku ai që i paguante para sulltanit drejtonte vendin.

“Duhet të flasim me një koncept gjeneral. Një kryeministër me personalitet që ruan karrierën e tij, del e thotë kemi përgjegjësinë tonë, do të japë dorëheqjen derisa të zbus këtë çështjen. Si mund të dalë kryeministri të thotë kështu kanë ndodhur në Spanjë e SHBA, janë avokati vulgare, budallallëqe, janë non sense. Ajo që provohet është përgjegjësi morale për shtetin, jo penale. Qeveria nuk ka pasur aftësi të ruajë sekretin shtetëror në analet e veta. Pse u vodh banka, me hakera thesari i shtetit, kjo është ndryshe. Kryeministrat shqiptarë që kanë ardhur pa përjashtim nuk e ditur se çdo të thotë, kanë ardhur si pashallarë. Pashain e emëronte sulltanit. I thoshte mua më duhen 6 mln lira ta zemë, ky vendoste njerëzit e tij, si këta këtu, e mbase i jepnin sulltanin lira i rripnin popullin., Ky është otomanizmi. Dhe këtu ministri emëron ministrin dhe i thotë dua 2 mln euro, nuk dua të përmend emra, dua kaq i thotë kryeministri dhe gjoja i dua për partinë. Pra ky moment otoman pësoi çarje të madhe se i doli sekreti shtetëror”, shprehet Ngjela.

Zjarr Tv Ad