“Me Mero Bazen ka ndodhur një gjë e çuditshme qëkurse është bërë kundërshtar i Sali Berishës”

0
334
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Ribotimi i editorialit të Mero Bazes në gazetën “Panorama” arriti efektin e kundërt duke e e vulosur komedinë mortore. Gazeta “Panorama” ka ribotuar sot editorialin e djeshëm të gazetës “Tema” me autor Mero Baze, i cili i vërsulet rëndë Sali Berishës për atë që ky ka thënë për një episod të ndodhur gjatë ngushëllimeve për vdekjen e nënës së Irfan Hysenbelliut, botuesit të “Panorama”, ku Erion Veliaj, Lulzim Basha dhe Taulant Balla u bënë së bashku dhe shndrruan mortin në festë me raki dhe biseda politike për plane të përbashkëta.Sigurisht që Meroja mund të shkruajë çfarë të dojë në gazetën e tij, por ribotimi i editorialit të Meros në gazetën “Panorama” është një gjë e barazvlefshme sikur Hysenbelliu të kishte shkuar te një noter dhe të kishte bërë një deklaratë të noterizuar se ajo që tha Sali Berisha ishte e vërtetë.

Me Mero Bazen ka ndodhur një gjë e çuditshme qëkurse është bërë kundërshtar i Sali Berishës. Kur Meroja thoshte diçka kundër Sali Berishës, në kohën kur ky ishte kryeministër, sa iu përket atyre që ky thoshte dhe bënte gjatë qeverisjes së tij, kishte një mundësi shumë të madhe që Meroja të ishte duke thënë të vërtetën. Por, qëkurse Sali Berisha ka humbur pushtetin në 2013 mund të thuhet me siguri shumë të madhe se çdo mohim që iu bën Mero Baze atyre që thotë Sali Berisha kundër Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij te opozita është i rremë dhe Sali Berisha thotë të vërtetën.
Pra mohimi që Meroja iu bën atyre që thotë Berisha në opozitë është shndërruar në të kundërtën, në noterizim mediatik të vërtetësisë së fjalëve të Berishës”./Kastriot Myftaraj

Zjarr Tv Ad