Bashkëshortja e Bujar Lezës ka folur për Fax News në një lidhje telefonike pas akuzave ndaj 45-vjeçarit si bashkautor në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, duke thënë se nëse ai do të ishte vrasës nuk do të kishin aq shumë borxhe.
Merita Laze tregon se i shoqi ndodhej në qelitë e paraburgimit në Fushë-Krujë pas një sherri me të vëllanë dhe sa i takon vrasjës duhet të zbardhet e vërteta.
“Merrej me bujqësi dhe me ndërtim”-theksoi ajo, duke shtuar se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të shoqin gjatë gjithë kohës që ai ishte në qeli.
Pjese nga biseda :
A keni kontaktuar me bashkëshortin gjatë kohës që ishte në burg, a e keni takuar?
Po atëherë në fillim
-A keni dijeni se bashkëshorti juaj i njihte këta njerëz?
Nuk e kam idenë për cfarë bëhet fjalë
-Nga komunikimi masës, a keni kontaktuar me të?
Që kur ra në burg flisnim në telefon dhe më pyeste për fëmijët. S’kam asnjë lloj të ardhure, edhe asistencën ma kanë hequr.
-A besoni se është e vërtetë vrasja për të cilën akuzohet?
Nuk e besoj fare sepse gjërat do të ishin ndryshe, unë kam akoma borxhe, drita pa paguar. Duhet të zbardhet ngjarja.