Kriza e pandalshme energjetike në Kosovë, qytetarët paralajmërojnë protesta

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Kosovë do të kërkohet nisja e hetimeve për ndërprerjen e energjisë elektrike me orar më të zgjatur se sa që është planifikuar.

Kështu deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe shtoi që është duke u përgatitur një dosje me raportimin e qytetarëve.

Ata pretendojnë që kufizimi i energjisë është disa herë më i madh se sa orari i vendosur nga institucionet.

Ndërkohë, një grup qytetarësh kanë deklaruar se do të protestojnë ditën e hënë për situatën e krijuar duke kërkuar largimin e ministres dhe nxjerrjen e përgjegjësve.

“Të hënën me 27 dhjetor duke filluar nga ora 13:00 mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë: rrymë 24 orë pa ndërprerje në 7 ditë të javës, shkarkim të ministres Rizvanolli dhe nacionalizim të KEDS-it. Protestat nuk do të ndalen deri sa kjo kompani të marrë përgjegjësi për dështimet e saja, ne t’i kthehemi normalitetit”, tha Dibran Hoxha, organizator i protestës.

“Më vjen keq ta them, por e meritoni”, Lushnja 5 ditë pa ujë, debati mes shkrimtarit dhe Saimir Korreshit: Njerëzit s’dalin për hallet e veta por për Big Brother, një deputet i vetëm s’bën asgjë

Zjarr Tv Ad