Taulant Balla nxjerr prapaskenat e errëta dhe ka një thirrje për SPAK

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i dërgoi një thirrje të fortë SPAK-ut për Bashën dhe Berishën. Balla u shpreh se këta dy të fundit kanë tentuar të prishin provat e tragjedisë së 21 janarit.

Deklarata e Ballës:

“Ka pasur një përpjekje për të prishur provat e tragjedisë së 21 Janarit, ku kemi ende një çështje të hapur, që duhet ti shkojmë deri në fund. Drejtësia e re e sapokrijuar duhet të sprovohet dhe të marrë në pyetje Berishën dhe Bashën për rolin e tyre në 21 Janar.

Për të mos shkuar më pas në çështjen e Gërdecit, ku duket se kemi zhvillime të reja, të cilat shpresoj që ti shkohet deri në fund. Hesapet mund të shkojnë edhe në vitin 1997 dhe ngjarje të tjera që nxjerrin në pah atë që ka bërë Sali Berisha. Shpallja non grata është fundi më i keq i një personi që ka pasur mundësinë të mbyllë karrierën e tij me nder.”, u shpreh Balla.

Zjarr Tv Ad