‘Erioni mashtron, zapton dhe bën beton në Kombinat’

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me anë të një akti normativ që miratoi qeveria në 16 dhjetor 2019 për Programin e Rindërtimit nga tërmeti përcakton se është Qeveria dhe Bashkia që kanë të drejtën të vendosin për “prishjen e ndërtesave dhe zhvillimin e territorit ku ndodhen”. “Prishja e detyruar” e ndërtesave të dëmtuara nga autoritet, sipas aktit ligjor bëhet kur: “ndërtesa është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore dhe nuk mund të riparohet ose nëse riparimi kushton më shumë se ndërtimi nga e para […] edhe pa pëlqimin e pronarëve”. Kaq iu desh Erion Betonit për t’u “armatosur” me këtë akt ligjor për të vazhduar zbimin e banorëve të Kombinatit nga lagjet ku kishin kaluar jetën deri në momentin e tërmetit fatkeq.

Ai nëpërmjet noterizimit të Këshillit Bashkiak monochrome, Institutit të Ndërtimit dhe sipas denoncimeve të qytetarëve edhe në bashkëpunim me inxhinierin Dhimitër Papa fryu në maksimum faturat për riparimin e objekteve të banimit duke bërë kështu që vlera e riparimit të jetë gati njësoj me atë të rindërtimit nga e para. Me këtë skemë në mendje Erion Betoni tenderoi edhe një “Akt Ekspertimi të thelluar” ku sipas Institutit të Ndërtimit të gjitha objektet që u morrën në shqyrtim ishte më e thjeshtë t’i rindërtosh nga e para se t’i riparosh, në këtë mënyrë zaptuan të gjitha objektet e banimit në pikat kyç të Kombinatit, që sigurisht shokët ndërtues të Erionit i lakmojnë shumë.

Megjithatë është për t’u përshëndetur qëndresa që bënë banorët e Kombinatit, më saktë banorët e pallatit 146, të cilët u përballën denjësisht me këtë represion duke e paditur Bashkinë Tiranë dhe sot kanë dalë fitues përballë saj ku Vendimi i Gjykatës Administrative thotë qartë: VKB Nr. 107 për prishjen e Pallatit 146 shfuqizohet! Argumentimi i Institutit të Ndërtimit, shfuqizohet!

Gjithashtu, sipas ekspertimit të Gjykatës, vlera reale që duhet për riparimin e këtij objekti banimi është 8% e vleres se pallatit, 11 herë më e vogel nga 87.6% e vlerës së pallatit, që konstatoi Instituti i Ndërtimit nën kujdesin e ing. Dhimitër Papa. Vetëm ky detaj nxjerr në shesh vjedhjen titanike që po behet me tenderat e stërfryrë të Bashkisë Tiranë dhe zaptimin e paligjshëm të pronave të qytetarëve të Kombinatit. Kjo dhunon rëndë të drejtat kushtetuese që kane qytetarët shqiptarë mbi pronat e tyre dhe cënon rëndë dinjitetin e tyre.

Në të njëjtën mënyrë Erion Veliaj nëpërmjet tentakulave të pushtetit po mundohet të përzerë dhe banorë të tjerë që kam takuar në zonë, si rasti i pallatit 21, pallati 162 ose pallatit 110 që nuk ka dëmtime strukturore sipas banorëve, por prapë janë planifikuar për t’u prishur nga Bashkia Tiranë për të hapur vend për sheshe të reja ndertmi, siç ka bërë këto vitet e fundit me Tiranën.

Fitorja e banorëve të pallatit 146 është vetëm një ogur i mirë për banorët e kësaj zone dhe i inkurajoj fuqimisht që edhe të tjerët të ndjekin të njëjtin shembull. Unë do të vazhdoj të qëndroj pranë tyre dhe të bëj publike këtë plaçkitje të pronës private. Ta dijë mirë Erion Betoni dhe çdokush që i bëhet krah në këte grabitje që po mundohet t’i bëjë qytetarëve se do të përgjigjen para ligjit dhe para qytetarëve shqiptarë.Nga Belind Këlliçi

Zjarr Tv Ad