Artur Zheji nxjerr “zbuluar” planin e fshehtë të ish-kryeministrit Berisha

0
393
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kryedemokrati Lulzim Basha, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë darkuar së bashku, për analistin Artur Zheji, janë bërë, pasi ai ka nevojë për një prapavijë morale për ultimatumin e 5 janarit, që i ka vendosur Bashës për lirimin e zyrës.

Deklarata e Zhejit:

“Referuar ultimatumit të 5 janarit, doktori ka nevojë për një prapavijë morale dhe njëkohësisht është një shkelje syri ndaj Ramës, pasi mendohet se mund të ketë një rivalitet potencial mes Veliajt e Ramës. Ose, meqë Balla nga suksesi i tij në Librazhd u spostua në Fier. E gjitha kjo është një makineri për të krijuar një prapavijë morale të ultimatumit të 5 janarit, që vetëm jo po bëhet një sekt i demokratëve me socialistët, pra ky thotë që po flirtojnë, por edhe është ajo që qëllimi justifikon mjetin.

 Qëllimi është se demokratëve t’iu mbushet mendja se Basha është me Ramën dhe t’i mobilizojë ata kundër Bashës. Për të edhe një koecidencë për një vizitë mortore është një gjë që demokratët të mobilizohen kundër Bashës. Është pjesë e lojës, është pak e rëndë, e zymtë, për të ndërtuar një makineri diversioni. Nëpër mort shqiptarët e kanë pasur zakon që ikin, është shumë e shenjtë që të përzihet me politikën, por nuk kemi çfarë bëjmë tani”, tha Zheji.

Zjarr Tv Ad