Çfarë do të ndodhë në 5 janar në selinë e PD-së? Spartak Ngjela del me paralajmërimin e fortë

0
1646
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë dhënë ultimatum kryedemokratit Lulzim Basha që të largohet nga zyra deri në 5 janar. Madje ata kanë paralajmëruar se parashikojnë që atë ditë mund të ndodhë gjithçka.

Mirëpo avokat Spartak Ngjela parashikon se Berisha e ka humbur mbështetjen dhe në 5 janar do të ndodhë e njëjta që si me protestën që organizuan në 20 dhjetor kur erdhi në Tiranë presidenti i Serbisë.

Deklarata e Ngjelës:

“5 janari u konsumua. Në 21 dhjetor i patë sa ishin? Pak më shumë se 500, kalova aty unë. Ja ta zëmë edhe 1 mijë. Ajo do jetë edhe 5 janari. Madje mund të jetë më pak sepse ka rënie ky në besueshmëri.

E kishin kapërcyer këta simpatizantët e PD faktin që është non grata. Psikikat me tifozllëk e kapin vonë këtë, që skuadra e tyre nuk fiton dot kurrë. Po këtu janë bërë përpjekjet për ta shpëtuar se ka dalë Basha. Janë të kthjelluar, e kanë parë edhe në media që me këtë nuk fiton dot. Nuk e pranon perëndimi. Basha nuk është person juridik, ai mbrohet nga shteti.”, u shpreh Ngjela.

Zjarr Tv Ad