Këshilltarët milionerë të Veliajt, Sejko: Ka ‘ushtri’ për imazhin, bllokimet e mia në FB mund të vijnë nga…

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Njeriu i memeve në Shqipëri, Genc Sejko, në intervistë me moderatoren Sonila Meço në Syri Tv, foli për këshilltarët milionerë të Erion Veliajt.

Sejko theksoi se Veliaj ka “ushtri” të tërë për kurim të imazhit, duke shtuar se edhe bllokimet në “Facebook” mund të vijnë pikërisht nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.

“Erion Veliaj ka numër të lartë të këshilltarëve, ka ushtri që të ruajë imazhin. Kur më bllokohet Facebook, besoj se Veliajt i intereson një fakt i tillë.

Kjo sepse Veliajt i intereson imazhi, ai sheh drejt të ardhmes, Ramës nuk është se po i intereson shumë imazhi. Erion Veliaj investon jashtëzakonisht në imazhin e tij”, deklaroi Sejko.

Zjarr Tv Ad