SKANDALI ME PAGAT/ Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave flet për “VOA”: Drejtoria e Tatimeve nuk ka patur standardet e duhura

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Shqipëri, prej disa ditësh ka lindur një debat i gjerë, pasi disa databaza me të dhëna personale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, si paga, numra të kartave të identitetit apo targa të automjeteve, po qarkullojnë në rrjetin social WhatsApp.

“Kjo nuk është një rrjedhje rastësore e informacionit pasi, siç e patë, doli lista e parë, një listë më e reduktuar, doli kryeministri të jepte shpjegime, doli një listë tjetër e detajuar. Ky proçes çon ne kolaps, dhe kjo do një ndërmarrje urgjente. Kjo nuk bëhet me justifikime të përmirësimit të punës me grupe kontrolli apo me historira të tilla, sepse nëse nuk ndërpritet aksesori, atëherë do dalin të gjithë të dhënat në shesh.

Në fillim kur bie zjarri duhet fikur ai, pastaj shihet se cilat orendi duhen ndërruar. Dhe kështu është dhe kjo punë, duhet urgjentisht sistemi të sigurohet, që të mos kemi rrjedhje të mëtejshme”, tha për Zërin e Amerikës avokati Genc Gjokutaj.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrotjen e të Dhënave Personale e konsideron një ngjarje të rëndë publikimin e pagave dhe numrave të kartave të identitetit, të qindra mijra qytetarëve dhe thotë se për këtë ka nisur një hetim adminstrativ.

“Të njëjtën rrugë do të ndjekim nëse do të këtë raste të ngjashme në vazhdim”, thotë drejtuesi i këtij institucioni Besnik Dervishi.

Organet hetimore kanë nisur një hetim për dy vepra penale, “Keqpërdorim i të dhënave përsonale” dhe “Shpërdorim detyre”. Gazetarja Klodiana Lala thotë se prokuroria ka indicie të mjaftueshme për të hetuar edhe për pastrim parash dhe evazion fiksal.

“Konstaton kompani të caktuara të cilat nga njëra anë dalin me bilanc negativ, dhe nga ana tjetër kanë paga tmerrësisht paga tepër të fryra. Për nivelin shqiptar janë paga që kur i shikon befasohesh, dhe këtu ka indicie të plota për të patur hetime për kompani të caktuara për veprën penale të pastrimit të parave. Ka ama kompani të tjera që mund të hetohen për fshehje të të ardhurave dhe evazion fiskal.

Ekspertët e vlerësojnë si një arritje të madhe dixhitalizimin e shërbimeve, por shtojnë se ai duhet të shoqërohet me masa të forta sigurie. Ata sot shtrojnë disa pyetje. Përse po ndodh tani hedhja në qarkullim e një listpagese e gati një viti më pare? Çfarë qëllimi fshihet pas këtij akti, cili u pasua edhe me publikimin e një database me targat e makinave të qytetarëve shqiptarë?

“Shqetësimi im lidhet me sigurinë kombëtare. Ne nuk dimë ende nëse të dhënat që kanë dalë janë të dhënat e fundit apo do të ketë të dhëna të tjëra. Nëse do të ketë të dhëna të tjera, mendoj se këtu jemi përballë një organizimi i cili ka një qëllim përtej inateve personale.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë të posaçme për median në lidhje më ngjarjen e rëndë të qarkullimit të listpagesave të qytetarëve shqiptarë në rrjetin social WhatsApp, u kërkoi ndjesë atyre dhe inkurajoi autoritetet hetimore të kryejnë detyrën. Për këtë ngjarje është dorëhequr drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Përfaqësues të komunitetit të gazetarëve i vlerësojnë të pamjaftueshme këto reagime nga autoritetet dhe shtojnë se kjo dorëheqje duhet të pasohet me të tjera, në nivele të larta.

Zjarr Tv Ad