PD Gjirokastër 4 pyetje për Roland Bejkon: Mos fol me gjuhën e Ballës

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike, dega Gjirokastër i është përgjigjur deklaratëve të Roland Bejkos, ish-kandidat për deputet. Dega e PD-së Gjirokastër i ka bërë edhe 4 pyetje Bejkos.

Më poshtë deklarata e plotë:

Partia Demokratike e Gjirokastrës distancohet plotësisht nga prononcimet e papërgjegjshme dhe absurde të ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar, të ish-Sekretarit për Pushtetin Vendor e Decentralizimin, të ish-kandidatit për deputet në Qarkun tonë, Z Roland Bejko.  Ne si demokratë, si aktivistë dhe si votues edhe të Partisë Demokratike, edhe të Z.Bejko, i kërkojmë atij t’u përgjigjet disa pyetjeve dhe shqetësimeve tona:

  1. Qëkur një demokrat i vërtetë flet e sokëllet me gjuhën e Taulant Ballës?
  2. Z.Bejko, me çfarë autoriteti flet ti në emrin tonë?
  3. Sa delegatë të erdhën nga Qarku Gjirokastër në pseudo-kuvendin e 18dhjetorit? Sa autoritet ke?
  4. Kur do ngresh ndonjë shqetësim, apo problematikë tonën ne kohën tënde të shpërdoruar televizive për mbrojtjen e interesave meskine të Lulzim Bravës?

Ndiejmë keqardhje dhe na vjen turp që rrimë e merremi me ju, ndërkohë që Gjirokastra vuan, lëngon dhe shkatërrohet ditë për ditë. Ju nuk keni ditur dhe as keni dashur t’i dilni për zot asaj. Partia Demokratike e Gjirokastrës do të vazhdojë të qëndrojë e fortë, stoike, e papërulur përballë regjimit të Edvin Malavitës. Ne u themi anëtarëve tanë, por edhe gjithë bashkë-qytetarëve të Gjirokastrës se do i shërbejmë me devocion interesit publik dhe jo meskinitetit donkishotesk të individëve të caktuar. #PartiaDemokratikeMbiTëGjitha!

Zjarr Tv Ad