“Është e turpshme ajo që po bën Basha”, Albana Vokshi zbulon planin e Berishës dhe del me paralajmërimin e fortë për në 5 janar

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila është rreshtuar në krahun e ish-kryeministrit Sali Berisha, paralajmëron protestë masive para selisë blu nëse Basha nuk largohet nga zyra deri në 5 janar.

Çfarë do ndodhë me selinë, kush do të qëndrojë në seli?

Vokshi: Selia e PD i përket çdo anëtari, është e turpshme ajo që po bën Basha. Ka shpërthyer zyrat e forumit dhe “Lidhjes demokratike të gruas”. Nuk e bën kryetar Bashën brava ndërruar apo dera e mbyllur. Këto i kanë mbetur Bashës karriget, bravat apo Rama, është vullneti i demokratëve. Çdo anëtari i takon selia dhe s’ka pse të merret me dhunë.

Po çfarë do të thotë data 5-së?

Vokshi: Në mënyrë tejet tolerante komisioni i rithemelimit ka vendosur ti japë edhe disa ditë afat deputetit Basha që të reflektoj ndaj sovranit që e ka shkarkuar. Të reflektoi edhe nga mesazhet e dashamirësve dhe të ikë në mënyrë paqësore.

Nëse ai nuk e bën janë opsion protestat?

Vokshi: Nëse se bën të gjithë janë të thirrur përpara selisë së PD për të marrë selinë. PD e ka të nevojshëm ndryshimin dhe këtë nuk mund ta sjellë një humbës përsëritës. Këtë mund ta bëjë një grup pune që mund ta sjellë PD në pushtet.

Zjarr Tv Ad