Mjekja e njohur shpërthen ndaj Erion Braçes: Dhunon si rrugaç i dalë nga shpellat mesjetare

0
2121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk është pritur aspak mirë nga mjekja e njohur Lida Shoshe një ofendim që i ka bërë ish zv/kryeministri Erion Braçe një qytetari në rrjetet sociale.

Me një mesazh të gjatë në Facebook, Lida Shoshe thotë se Braçes duhet t’i vijë turp që flet me atë gjuhë me qytetarët e këtij vendi, duke shtuar se Braçe dhunon si një rrugaç i dalë nga shpellat mesjetare.

Postimi i Lida Shoshes

Vetingu të nisë nga soji i pacipë e i papreçedent, i politikanëve që detyrimisht duhet të kenë staturën dinjitoze të pushtetarit dhe përfaqësuesit të popullit. Ja dhe zhargoni i ish, ish, ex,ex kryeministrit të Shqipërisë, Z. Erion Braçe drejtuar njërit prek kryeteknikëve më brilant të imazherise që ka ky vend, përpos që Gent Zervoi ka votu për të.

Kjo raca e idiotëve…që ju përmendni në mesazhin tuaj, së pari ka votu për ty,për kolltukun tënd të ngrohtë, që sdi çfarë është të punosh dhe në kohë sketere, që ka investu më shumë se turma e analfabetëve që i vutë në parlament për gazep, që është një familjar model, e një nga djemtë më të shkëlqyer që ka ky vend, e po pregatit me dhjetera teknicienë që ti dhe politikat tuaja të përdritura, nga kolltuku yt i majmë po i degdisni rrugëve të botës për një copë bukë.

Ke drejtuar kët vend? Turp

Ti përfaqeson elitën politike të këtij vendi Turp, se ky vend ka politikanë të mirë që skanë kurfare lidhje me njerëz si ty.

Dhunon si rrugaç i dalë nga shpellat mesjetare, votuesin tënd dhe qytetarët e këtij vendi, turp është pak, skandal e mjerim.

Genti , të mat jo me metër, por me milimeter cdo qelizë boshe të trurit e trupit tënd, po nuk ja vlen, se trurin tënd bizele nuk ka neurolog që e ndreq, për pjeset e poshtme, ec se kemi bisturi e të kopsitim siç do ti me metër e kilometër.

Zjarr Tv Ad