“Po, për Shqipërinë”, Dashamir Shehi: Platformë për të dhënë sinjal që shqiptarët kanë të drejtë që të ushtrojnë demokracinë direkte

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, shpjegoi në “Debat” në A2CNN idenë e platformës “Po, për Shqipërinë”. “Ideja është e shoqërisë civile në radhë të parë, ndërsa unë jam një lloj garanti politik që kjo platform do të jetë opozitare, e qendrës së djathtë, dhe një lloj garanti moral.

Kjo platformë nuk është as parti dhe as grupim i ri politik. Është një hapësirë e re politike, që në radhë të parë është e mediave elektronike, e organizuar në mënyrë të tillë që anëtarët e saj të kenë mundësi të debatojnë midis tyre, të votojnë për ligje të ndryshme, gjithmonë me ide opozitare, por edhe të re”, u shpreh Shehi.

“Ne kemi gati 20 vjet që nuk bëjmë referendume dhe këtë platformë “online” duam ta hapim për të dhënë sinjal që shqiptarët kanë të drejtë që të ushtrojnë demokracinë direkte”, shtoi Shehi.

Më tej, Shehi theksoi se opozita duhet të niste analizën për humbjen e zgjedhjeve, por në vend të kësaj, ka nisur një luftë “vëllavrasëse”.

“Unë kam dashur t’u kujtoj shqiptarëve që duhet të merremi me temat politike dhe jo me “kush je ti e kush jam unë”. Kjo punë është bërë shumë e lodhshme. E dyta, kam dashur t’u kujtoj shqiptarëve se je me njërin apo me tjetrin, është si puna e bolshevizmit. Shqiptarët kanë të drejtë të jenë me asnjërin. Unë besoj se duhet të mblidhemi të gjitha palët në Shqipëri, ka mijëra intelektualë e profesorë, apo edhe biznesmenë të majtë që e kuptojnë që nuk mund të ecë më ky vend me këtë regjim”, u shpreh Shehi.

Zjarr Tv Ad