Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e cila shpesh herë është bërë meme për “perlat” që thotë, duket se nuk tregohet “dorështrënguar” kur vjen puna tek veshja e saj për të cilën shpenzon më shumë kohë sesa për të “rregulluar” komunikimin e saj.
Është vënë re se marka e preferuar e Muzhaqit përsa i përket rripave të pantallonave është “Louis Vuitton”.
Në foton që ilustrohet në vijim, Muzhaqi shihet me një rrip të zi me togëz ngjyrë gri, ndërsa sipas faqes zyrtare të Louis Vuitton rripi në fjalë kushton 400 euro.
Në një dalje tjetër Muzhaqi ka zgjedhur të njëjtën markë, por këtë herë ndryshon ngjyra e togëzës e cila e afrohet asaj të floririt.
Kujtojmë se sipas databazës që bëri xhiron e rrjetit, Muzhaqit i duhet të punojë afro një muaj për këto dy rripa pantallonash.