Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është takuar sot me fëmijë, familjarë e të afërm të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.
Gjatë fjalës përshëndetëse, Nano ka uruar fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, për një vit sa të më mbarë, dhe i ka inkurajuar ata që të mos stepen nga vështirësitë, pasi përherë do të kenë përkrahjen e Ministrisë së Brendshme, të qeverisë shqiptare dhe derën e hapur të Policisë së Shtetit, në çdo kohë.
Nano ka biseduar me fëmijët dhe familjarët e Dëshmorë të Policisë, duke shkëmbyer mesazhe mbështetjeje e solidariteti, dhe u ka premtuar se përherë do gjendet pranë tyre.