“Mësues i Vitit 2021”, ministrja Kushi vlerëson me certifikata 51 mësues: Mirënjohje për kontributin e vyer në edukimin e brezave të rinj!

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

51 mësues nga e gjithë Shqipëria janë përzgjedhur si “Mësues i Vitit 2021”, duke u vlerësuar me certifikata mirënjohjeje nga ministrja e Arsimit Evis Kushi për punën dhe kontributin e tyre të veçantë në mësimdhënie.

Kushi u shpreh se momentet e festave të fundvitit janë më të mirat për të falënderuar dhe shprehur mirënjohje ndaj mësuesve, për kontributin që japin në edukimin e brezave të rinj.

“Ndamë sot momente të bukura dhe emocionuese me “Mësuesit e Vitit” nga të gjitha zyrat vendore të arsimit parauniversitar. Falenderime pafund dhe mirënjohje për secilin prej tyre por edhe për të gjithë mësuesit tanë, për kontributin që japin çdo ditë në edukimin e brezave të rinj. Gëzuar festat dhe një vit të mbarë!”, shprehet Ministrja në statusin e saj në rrjete sociale.

Zjarr Tv Ad