Presidenti i FSHF-së uron shqiptarët: Ditë të bukura dhe plot shëndet, në 2022 Shqipëria në qendër të vëmendjes

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, ai përmend vështirësitë e hasura këtë vit, duke filluar nga stadiumet bosh për shkak të pandemisë, por thotë se viti 2022 do të jetë viti i Shqipërisë, ku vendi ynë do të jetë në qendër të vëmendjes europiane e botërore si mikpritësja e finales së UEFA Europa Conference League.

Urimi i Armand Dukës:

Të dashur miq,Të nderuar anëtarë të komunitetit të futbollit,Të dashur tifozë kudo që ndodheni.Viti 2021 ishte një vit i vështirë, por dhe i bukur e plot emocione në rrugëtimin e tij.Një vit që e filluam pa tifozë në stadiume, me dyshime se sa do zgjasë ky moment i vështire ku kemi humbur të afërm, miq, kolegë dhe anëtarë të nderuar të komunitetit tonë. Por ne ja dolëm. Të gjithë bashkë gjetëm forca dhe i tejkaluam vështirësitë.

U rikthyem! U rikthyem, sepse siҫ e kemi treguar se duke qëndruar bashkë, se duke luftuar bashkë për të njëjtat objektiva, ne i arrijmë të gjitha. Përfunduam ҫdo kompeticion, finalizuam projekte të rëndësishme infrastrukturore, konkretizuam ide për rritjen e mëtejshme të futbollit të fëmijëve dhe femrave që janë themeli i rritjes së qëndrueshme të futbollit shqiptar dhe jemi gati të presim një vit të ri që do jetë kurorëzimi i punës e shumë sakrificave të botës futbollistike shqiptare.Një vit 2022 ku Shqipëria e bukur do të jetë në qendër të vëmendjes europiane e botërore si mikpritësja e finales së UEFA Europa Conference League.

Finale që vjen si shpërblim i punës sonë shumëvjeҫare në reformimin dhe modernizimin e futbollit shqiptar.Një 2022 ku ne do të investohemi fuqimisht në të gjitha dimensionet për ofrimin e kushteve më të mira ҫdo vajze dhe djali që luan futboll.Një vit që do konfirmojë edhe një herë se ne që besojmë te puna i bëjmë realitet edhe ato objektiva që për shumëkënd mund të duken utopike.Në pritje të 2022 dëshiroj ditë të bukura e plot shëndet për ju dhe familjet tuaja.Mirëutakofshim!

Zjarr Tv Ad