Manastirliu nga Spitali i Traumës: Janë marrë të gjitha masat për natën e ndërrimit të viteve, qytetarët të jenë të kujdesshëm

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Spitali Universitar i Traumës ka deklaruar se për natën e ndërrimit të viteve dhe ditët në vazhdim janë marrë të gjitha masat që ekipet e shëndetësisë të jenë në gatishmëri të përforcuar për çdo emergjencë mjekësore.

“Gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë, ashtu sikurse në të gjitha ditët e vitit, sidomos në këtë vit pandemie. Të gjithë jemi të angazhuar maksimalisht, strukturat e Urgjencës Kombëtare nëpërmjet 127 janë në gatishmëri të plotë, ashtu sikurse edhe njësia e helikopterëve.

Por nga ana tjetër të gjitha spitalet janë të pajisura me të gjitha barnat dhe materialet mjekësore për të përballuar çdo emergjencë gjatë këtyre ditëve të festave. Njësitë e urgjencave në spitale kanë marrë masat për stafet në gatishmëri. Janë të vendosur përveç stafeve të përforcuara, edhe mjekët të cilët janë “on call” që thirren në rastet kur flukset mund të jenë të shtuara”, bëri me dije Manastirliu.

Zjarr Tv Ad